Duket se gjithçka që ajo bën shndërrohet në lajm. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku bukuroshja ka qenë e ftuar të marrë pjesë në një sfilatë në Kosovë. Aurela ka zgjedhur një fustan të Dolce& Gabbana, por më shumë sesa stili i saj, ajo që u përfol ishte fakti nëse showgirli kishte të brendshme, pasi e çara e fundit të jepte këtë ide.

Por mesa duket nuk ka qenë e vërtetë. Ka qenë vetë Aurela që e ka shpjeguar historinë e të brendshmeve poshtë fustanit. “Më duket një absurditet si lajm. Unë thjesht bëra një parakalim me fustanin tim dhe në fakt të brendshmet natyrisht që i kisha poshtë fustanit.

Madje me po të njëjtën veshje unë dhashë edhe një intervistë, çfarë lehtësisht të linte të kuptoje se e çara e fustanit nuk ishte aq e madhe sa për të mos përdorur të brendshme”, shprehet bukuroshja për “Bluetooth”.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: