NGA: ENIDA HIMAJ*
Aurela Hoxha ka gjithnjë vëmendjen e mediave. Sa herë që showgirli vendos të publikojë diçka rreth jetës së saj, mediat e shndërrojnë në kryeqendrën e ditës. E në fakt kështu ka qenë edhe këto ditë për të, teksa ka udhëtuar në kryeqytetet e Evropës për të ndjekur nga afër javën e modës. Brunia simpatike pranon të ndajë për “Bluetooth” edhe detaje nga e përditshmja, duke treguar edhe rreth jetës, që nga rrjetet sociale duket si një jetë përrallore.

E në fakt Aurela më shumë se të tjerat e meritojnë, pasi që në adoleshencë na rrëfen se ka punuar vetë. Prej disa kohësh beqare, por e lumtur, Aurela Hoxha na tregon se nuk është zhgënjyer nga dashuria, por po shijon këtë etapë të jetës së saj… Sapo jeni rikthyer nga ‘fashion week’ në Milano dhe Paris, si kaluan ditët e modës për Aurelën? Ishin disa ditë të mrekullueshme. Kur isha në Itali qëlloi që ishte dhe ditëlindja ime dhe ja kaluam shumë mirë. Ishte një kombinim shumë i bukur, pasi mund ta festoja me miqtë e mi në Milano.

Përveç diamantit që ju dhuroi mamaja, çfarë dhurate tjetër morët?
Kam marrë disa dhurata nga miqtë e mi. Ka qenë një ditëlindje shumë e veçantë me shumë dhurata të bukura.

Nga ju erdhi ftesa për të marrë pjesë në javën e modës?
Kisha një ftesë nga Dolca & Gabbana si dhe nga Cavalli. Në fakt jo të gjitha sfilatat mund ti shihja pasi për shkak të festimeve të ditëlindjes mu desh të rrija jashtë deri vonë dhe nuk kisha kohë të nesërmen të ndiqja shfaqjet.

A bëtë blerje gjatë udhëtimeve tuaja, cila ishte gjëja më e shtrenjtë që bleve?
Nuk është se shpenzova shumë. Bleva gjithçka që më duhej për ‘fashion week’, asgjë tjetër. Dhe veshjet që bleva ishin se u nisa aq shpejt sa nuk kisha kohë të merrja diçka në Shqipëri. Nuk besoj se shuma ka ndonjë rëndësi për publikun.

Sa shpenzon Aurela për veten e saj, për veshjet, për look-un?

Nuk është se shpenzoj gjithmonë. Ka raste që më duhet diçka dhe detyrimisht do të shpenzoj që ta marr, ka muaj që nuk shpenzoj asgjë për veten. Nuk është se e teproj me shpenzimet. Nga rrjetet sociale të krijohet ideja se jetoni mes Unë markat i kam pasur që kur kam qenë 14 vjeç dhe kanë qenë prindërit e mi ata që mi kanë siguruar. Ndryshe nga këto fashionistet e tjera që janë tani unë kam punuar që 16 vjeç. E kam nisur me rrogën 200 mijë lek dhe që prej asaj dite nuk kam ndaluar së punuari.

Me çfarë po merret Aurela aktualisht?
Prioriteti im për momentin janë bizneset e familjes, që aktualisht po i menaxhoj vetë. Së shpejti pritet të filloj edhe sezoni i dytë i ‘Shopping Queen’, ku do ti rikthehem ekranit. E kam lënë pak pas dore për shkak të angazhimeve të shumta që kam pasur këtë periudhë. Megjithatë tani mendoj se është momenti ti kthehem ekranit për të gjithë ndjekësit e mi.

Si po ecën dashuria për Aurelën?
Nuk kam asgjë të re, jam single dhe nuk kam asgjë në horizont për një lidhje të re.

Ke ndërmend të rrish dhe shumë single?
Këto gjëra nuk parashikohen. Megjithatë në planet e mia nuk ka asgjë që të ketë lidhje me një lidhje të re.

Kaq shumë jeni zhgënjyer?
Jo nuk ndihem e zhgënjyer thjesht nuk e mendoj këtë periudhë, ndjehem shumë mirë me veten time, jam e lumtur dhe nuk mendoj për një raport të ri.

(ed.me/Bluetooth/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: