ELBASAN

Aurela Kullolli është një vajzë nga Elbasani që e njohin pothuajse të gjithë pasi gjatë gjithë periudhave të shkollimit të saj nuk i është ndarë kurrë 10-ve edhe në Fakultetin e Mjekësisë të cilin si rrallëkush e mbylli me Medalje Ari.

Aurela Kullolli është maturantja ekselente e Gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan e vitit 2013. Ajo sivjet përmbushi objektivin e radhës duke ruajtur të gjitha notat 10-a gjithë viteve të studimit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

“Kam ruajtur notën 10-të, pasi nga njëra anë nuk doja të më digjej bursa dhe kam përmirësuar dy lëndë në dy vitet e para tregon e emocionuar studentja elbasanase .Viti i parë ka qenë më i vështirë, pasi kishim mësim në disa ambiente larg njëri-tjetrit.
E fillonim mësimin te fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe përfundonim te Qendra Spitalore. Kanë qenë periudha mjaft të ngarkuara dhe na duhej të lëviznim pafund për të ndjekur studimet rregullisht nëpër Tiranë.
Arritja e suksesit ka ardhur duke studiuar sistematisht çdo ditë duke mos i lënë për në fund punët. Vetëm kështu ia kam dalë me sukses edhe në lëndë të vështira. Në vitin e parë më është dukur e vështirë Anatonomia por në provim nuk ishte dhe aq. Në vitin e dytë ka qenë Farmakologjia, por sërish e kam mbyllur me sukses. Pedagogët na kanë ndihmuar shumë që t’i mësojmë në mënyrë logjike shumë lëndë.
Mjekësia është një profesion ndryshe nga të tjerët. Veç teorisë dhe praktikës duhet të jesh sa më afër njerëzve dhe të kuptosh si ndjehen ata. Mund të mësosh të gjithë shenjat apo simptomat e sëmundjes. Sipas meje që të bëhesh profesionist duhet të jesh sa më afër pacientëve për të krijuar sa më shumë eksperiencë në marrëdhënie me ta. Prej kohësh mbaj veshur bluzën e bardhë, mbaj stetoskop, vëzhgoj operacionet, asistoj të aksidentuar duke i shoqëruar drejt spitalit të traumës.
Tani për tani i frikësohem reagimit të pacientëve duke më parë të re dhe pa eksperiencë. Synimi im është Gjinekologjia pasi misioni im është t’i shërbej një jete të re që formohet dhe rritet brenda qenies njerëzore. Për momentin jam në Pediatrinë e Spitalit të Elbasanit si stazhiere dhe e kam kuptuar që dashuria ime që t’ju shërbej njerëzve është e lindur. Kjo ma shton besimin që do jem një mjeke e mirë dhe se punës do i shërbej maksimalisht. Në jetë dua të flasin veprat e mia dhe jo fjalët”, thotë Aurela.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka lindur në Ersekë, ndërsa në moshën 6-vjeçare është shpërngulur bashkë me familjen e saj në Elbasan, ku ka ndjekur shkollën 9-vjeçare “Sulë Misiri”, ndërsa të mesmen te “Dhaskal Todri”. E ëma është punonjëse policie në paraburgim, ndërsa i ati me profesion ushtarak, por prej vitesh i papunë, me pension invaliditeti.

“Mamaja ime dëshironte të bëhesha pedagoge, por unë i kisha premtuar babait që do bëhesha mjeke vetëm për të mësuar të kujdesem për shëndetin e tij dhe të të gjithë njerëzve që kanë nevojë për mua. Që e vogël jam kujdesur për të, të gjithë më thërrisnin doktoresha e vogël dhe mua më pëlqen të më thërrasin kështu”, rrëfen Aurela. Aurela ishte renditur e para në listën e fituesve në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në rang kombëtar dhe u diplomua shkëlqyeshëm duke mbetur e para dhe më e mira e gjeneratës së saj në çdo aspekt. Ajo pas gjithë këtij suksesi nuk ka zgjedhur të pushojë në plazhet e bukura për t’u relaksuar por ka zgjedhur pavionet e Qendrës spitalore të Elbasanit.

Notat E Aureles
Notat E Aureles

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb