Aurora Ramazzotti është shtatzënë dhe kjo zbulohet ekskluzivisht në numrin e ardhshëm të Chi, që do të dalë të mërkurën në 31 gusht. Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti do të bëhen gjyshër për herë të parë.

Vetëm pak kohë më parë e Aurora u fotografua me nënën e saj Michelle në një farmaci në Sardenjë teksa blinin një test shtatzënie. Aurora, e cila do të bëhet nënë në janar dhe i dashuri i saj Goffredo Cerza janë shumë të lumtur.

Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza, analist biznesi, janë bashkë prej pesë vitesh dhe këtë verë kanë kaluar një pjesë të pushimeve me Michelle Hunziker dhe vajzat Sole dhe Celeste, të cilat prezantuesja i ka nga ish-bashkëshorti i saj Tomaso Trussardi. Teksa nënë e bijë janë parë në një farmaci, mendohej se Mishel ishte shtatzënë. Në vend të kësaj, jo vetëm që lidhja e dashurisë së Hunziker me Giovanni Angiolinin tashmë ka përfunduar, por testi ishte për Aurorën. Vajza e madhe e Eros Ramazzotti do të bëhet nënë në janar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti u thanë miqve të tyre se janë të kënaqur që familja e tyre do të zgjerohet sërish. Kohët e fundit ata ishin parë veçanërisht të afërt dhe të bashkuar, por jo për një rikthim siç supozohej, por për shtatzëninë e Aurora Ramazzotti. Ajo kishte mohuar më parë format e dyshimta, por këtë herë ajo është vërtet shtatzënë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb