Policia e Australisë njoftoi se ka arrestuar më shumë se 200 anëtarë të mafias dhe bandave nëntokësore në operacionin më të madh kundër grupeve kriminale në vend.

Gjatë operacioneve policore u arrestuan kriminelë nga 18 shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë dhe Zelandën e Re.

Në kuadër të një bashkëpunimi trevjeçar midis Policisë Federale Australiane dhe Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së (FBI), bandat nëntokësore janë joshur për të përdorur komunikimin përmes një aplikacioni të koduar të dizajnuar nga policia.

Grupet e krimit të organizuar në gjithë botën përdorën AN0M për të planifikuar ekzekutime, importe masive të drogës dhe pastrim parash, të cilat autoritetet i monitoruan nga afër.

Operacioni çoi në arrestimin e 224 autorëve për 526 akuza në secilin shtet të Australisë. U sekuestruan 104 armë zjarri, si dhe afër 45 milionë dollarë australianë (28,6 milion euro) në para të gatshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb