AUSTRALI

15-vjecari Nathan Datson po ngjitej në Bells Rapid kur humbi ekuilibrin dhe ra poshtë. Përplasja e tmerrshme, ashtu siç dokumentohet në këtë video është xhiruar rastësisht nga një dron.

15-vjeçari nga Perth, po ngjiste Bells Rapid, në Australinë Perëndimore, kur humbi ekuilibrin dhe ra poshtë rreth 20 metra.

Në filmin ai duket që bie papritur, poshtë tij janë tre dhi që operatori i dronit po filmonte.

Djali ka pasur fraktura në kokë, dorë dhe bërryl, por arriti të mbijetonte.

(da.xha/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb