Gati një milion vende pune u humbën në Australi midis marsit dhe qershorit, me pandeminë që vazhdon të godasë më shumë industritë e ndërtimit dhe shërbimeve të ushqimit, sipas të dhënave të lëshuara nga Byroja Australiane e Statistikave (ABS).

Gjatë kësaj periudhe numri i vendeve të punës u zvogëlua me 6,4%.

“Rënia më e madhe ndodhi në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, me 36%, dhe në industrinë e arteve dhe rekreacionit, me 35,5%”, tha Bjorn Jarvis, shefi i statistikave në ABS.

Sipas të dhënave, numri i ofertave të punës u ul me 42,1%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: