Qeveria australiane zgjati ndalimin e anijeve të lundrimit për të hyrë në portet e vendit deri në mesin e shtatorit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndalimi, i cili vlen për të gjitha anijet e lundrimit, të afta për të transportuar më shumë se 100 pasagjerë, u vendos në 27 mars, ditën në të cilën mbi 30 anije lundrimi ishin në ujërat territoriale australiane.

Qindra australianë zbarkuan nga disa prej atyre anijeve dhe më pas rezultuan pozitiv me koronavirus dhe mbi 20 prej tyre vdiqën nga sëmundja.

Sipas të dhënave nga universiteti amerikan ”Johns Hopkins”, Australia tani ka 7095 raste Covid-19, përfshirë 101 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: