Marinar australian David Guillot , ka kapur në bregdetit Victoria një peshkaqen parahistorik, krijesë me 300 dhëmbë!

I ashtuquajturi peshkaqen i rrudhosur, dyshohet se ka jetuar 80 milionë vjet më parë.

Guillot këtë “fosile që jeton” e tërhoqi nga një thellësi prej 1100 metra, ndërsa për mediat lokale pranoi se u frikësua kur e pa fytyrën e peshkaqenit, i cili është i gjatë pesë metra,

Peshkaqeni i rrudhur mund të gjendet në thellësitë e mëdha të Oqeanit Atlantik dhe Paqësor, ndërsa rrallë përfundon i gjallë në sipërfaqe. Rasti i fundit u regjistrua në vitin 2007 në Japoni.(da.xha/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb