AUSTRALI

Kardinali George Pell është shpallur fajtor për pedofili nga një gjykatë në Melbourne, në Australi. Këshilluesi kryesor financiar i Papa Françeskut dhe ministri i Ekonomisë në Vatikan u dënua në dhjetor të 2018-së për dhunë seksuale gjatë viteve 90’ ndaj dy 13 vjeçarëve në katedralen e shenjtë të Melbourne. Në bazë të gjykimit, Pell rrezikon deri në 50 vite burg.

Verdikti unanim i 12 anëtarëve të jurisë në gjyqin e ‘County’ të Viktorias u vendos më 11 dhjetor, por u bë publik vetëm të martën më 26 shkurt.

Pell, 77 vjeç mësohet të ketë ngacmuar seksualisht dy të rinjtë pjesëtarë të korit të kishës pas mbarimit të meshës në katedralën e San Patrizio në Melbourne në 1996. Në atë kohë Pell ishte 55 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb