Pas presionit nga brenda partisë së tij, kryeministri australian, Tony Abbott njoftoi se Australia është e gatshme për të marrë më shumë refugjatë nga Siria.

“Por, rritja e numrit të refugjatëve sirianë nuk do të reduktojë numrin e përgjithshëm të refugjatëve që Australia tashmë merr nga e gjithë bota”, tha Abbott.

Vendimi i tij erdhi pasi një numër në rritje i anëtarëve të lartë të partisë këmbënguli për të bërë më shumë për të ndihmuar krizën e refugjatëve në Evropë.

“Ne propozojmë të marrim më shumë njerëz nga ky rajon, si pjesë e angazhimit tonë të konsiderueshme ndaj Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët”, tha Abbott.

Ai nuk dha një shifër të caktuar, por tha se fokusi do të jetë në marrjen e më shumë njerëzve nga minoritetet e persekutuara, të cilët janë në kampet e refugjatëve në rajon.
Australia ka marrë 13 750 refugjatë nga e gjithë bota që nga mesi i korrikut të vitit 2014 deri në qershor 2015, prej tyre 4 400 ishin nga Siria dhe Iraku.

Numri i përgjithshëm vjetor i refugjatëve pritet të rritet deri në 18 750 persona deri në vitin 2018.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb