Qeveria australiane ka zgjatur mbylljen e kufijve ndërkombëtarë deri të paktën më 17 qershor, duke përmendur shfaqjen jashtë vendit të varianteve të reja, më ngjitëse të Covid-19, dhe duke lënë kështu të paktën 40 000 australianë të bllokuar jashtë vendit.

Lockdown-i i njoftuar nga ministri i Shëndetësisë Greg Hunt, sjell kufijtë e Australisë të mbyllur për pjesën tjetër të botës me 15 muaj dhe qytetarët e saj nuk janë të lejuar të largohen nga vendi nëse nuk ka përjashtime të rëndësishme.

”Periudha emergjente e sigurisë, e vendosur më 17 mars, 2020, po zgjatet për të siguruar që qeveria australiane të ketë fuqinë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar parandalimin dhe kontrollin e Covid-19″, tha ministri.

”Shtrirja bazohet në këshillat mjekësore dhe epidemiologjike, të siguruara nga Komiteti Australian i Mbrojtjes së Shëndetit”, shtoi ai.

”Masa e zgjatjes përcakton që sistemi i karantinës në hotele do të vazhdojë të paktën gjashtë muaj, me mundësinë e zgjatjes për pjesën tjetër të vitit 2021”, theksoi Hunt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb