Një shpërthim në një central elektrik në shtetin Queensland të Australisë, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajon.

Sipas lajmit të BBC, zyrtarët e Kompanisë Energjetike CS që furnizon shtetin me energji elektrike, njoftuan se në një central në afërsi të qytezës Biloela ka shpërthyer një zjarr, ndërsa shpërthimi si pasojë e zjarrit ka shkaktuar ndërprerje në energji elektrike.

Zyrtarët njoftuan se është rikthyer energjia elektrike në mbi 250.000 shtëpi, por se ende rreth 400 mijë shtëpi dhe biznese nuk mund të marrin shërbime të energjisë elektrike.

Më tej zyrtarët bënë të ditur se llambat e trafikut të qytetit Brisbane nuk punojnë, duke paralajmëruar shoferët që të jenë të kujdesshëm.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb