Mijëra banorë u urdhëruan të evakuohen nga Sidnein jugperëndimor, qyteti më i madh i Australisë, të dielën, për shkak me shirave të rrëmbyeshëm dhe erëra të furishme që goditën bregun lindor.

Shërbimi sinoptik i motit paralajmëroi për reshje të dendura shiu që mund të çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut përgjatë rajonit të bregdetit lindor nga Newcastle në gjirin e Bateman’s në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, me shirat që pritet të intensifikohen gjatë dy ditëve të ardhshme.
“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta, përmbytje të shpejta, përmbytje lumenjsh dhe erozioni bregdetar,” tha ministri i shërbimeve të emergjencës të Uellsit të Ri Jugor, Steph Cooke në një konferencë për mediat televizive.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të anulojnë udhëtimet e pushimeve. “Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën,” tha Cooke.
Më shumë se 200 milimetra shi kanë rënë në shumë zona dhe në disa të tjera në 350 milimetra, tha Byroja e Meteorologjisë, duke paralajmëruar për rreziqet e përmbytjeve përgjatë lumit Nepean.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shirat e dendur bënë që diga kryesore e Sidneit të hapej gjatë natës, thanë autoritetet, duke shtuar se modelimi tregoi se derdhja do të ishte e krahasueshme me një derdhje të madhe si ajo e marsit të 2021 në digën Warragamba.

“Nuk është e mundur që uji të mbahet në diga. Ai ka filluar të derdhet. Lumenjtë rrjedhin shumë shpejt dhe janë shumë të rrezikshëm. Më pas kemi rrezik për përmbytje të menjëhershme, pavarësisht se ku janë shirat,” tha komisionerja e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave Carlene York.

Gjatë ditës së kaluar, 29 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet, duke përfshirë një që ishte varur në një shtyllë për një orë, ndërsa punëtorët përpiqeshin t’a shpëtonin.
Qeveria australiane i ka ofruar zonave të përmbytura 100 trupa, që po ndihmojnë me thasë me rërë dhe dy helikopterë për të ndihmuar me çdo shpëtim, tha ministri i Mbrojtjes Richard Marles në Sky News.

(Cnn/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb