Stuhia tropikale Seroha në bregun perëndimor të Australisë shkatërroi një numër të madh shtëpish dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike.

Cikloni tropikal goditi brigjet e Australisë Perëndimore, në jug të qytetit turistik Kalbarri, me erë deri në 170 kilometra në orë, sipas zyrtarëve.

Rreth 70 për qind e banesave në qytetin Kalbarri, një qytet me 1.400 banorë, u dëmtuan, tha shefi i Shërbimit Zjarrfikës dhe të Urgjencës, Darren Klemm.

Sipas tij, rreth 30 për qind e objekteve pësuan “dëme të konsiderueshme”.

Qytetet e tjera bregdetare pësuan më pak dëme.

Ciklone të tilla të fuqishme janë të rralla në Australinë subtropikale.

I gjithë Kalbarri u godit nga cikloni, tha menaxheri lokal i shërbimit të urgjencës shtetërore, Steve Cable.

U rrëzuan disa shtylla të energjisë dhe pemë, kurse një numër i madh i shtëpive mbetën pa çati.

Cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në të cilat humbën jetën të paktën 174 njerëz dhe 48 të tjerë u zhdukën në Indonezi dhe Timorin Lindor javën e kaluar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb