AUSTRALI- Princi Harry ka mbërritur në Australi, ku do të fillojë trajnimin 4-javor me Ushtrinë Australiane, i cili është misioni i fundit i karrierës së tij dhjetë vjeçare në ushtrinë e Madhërisë së Saj.

Trashëgimtari i katërt i fronit mbretëror mbërriti në Sidnei me uniformë ushtarake dhe shfaqja e vetme në publik do të jetë sot në homazhet që do të mbahen në varrin e ushtarit të panjohur.

“E konsideroj veten shumë me fat që kam pasur mundësinë të bëja një punë kaq të bukur dhe që kam takuar njerëz fantastikë përgjatë gjithë karrierës sime”, tha Harry, duke shtuar se “kësaj përvoje, që do ta kem të shtrenjtë për gjithë jetën, do ti jem gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohës”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: