Kryeministri australian, Scott Morrison deklaroi se ai beson se legjislacioni që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga India, përfshirë shtetasit australianë, nuk duhet të shtrihet përtej 15 majit.

Në fund të prillit, Australia pezulloi fluturimet e pasagjerëve nga India deri në 15 maj ndërsa vendi i Azisë Jugore vazhdon të përballet me një shpërthim rekord të Covid-19.

“Ky urdhër i biosigurisë funksionon saktësisht siç është planifikuar dhe do të mbetet në fuqi i pandryshuar deri më 15 maj”, tha Morrison në një konferencë shtypi, ndërsa njoftoi se fluturimet e riatdhesimit do të rinisnin nga ajo datë.

Ndalimi i udhëtimit në Indi ka tërhequr kritika të forta, veçanërisht pasi qeveria e Kanberrës tha se kushdo që përpiqet të sfidojë rregullat e reja do të përballet me gjobë deri në 66 600 dollarë australianë (mbi 51,800 dollarë amerikanë), pesë vjet burg ose të dyja.

Kryeministri refuzoi kritikat se ai do të braktiste australianët e bllokuar në Indi, duke thënë se qeveria ishte e përqendruar në kthimin e njerëzve pasi të ishte e mundur.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb