Video impresionuese vjen nga Barlow, në New South Wales, një nga qytetet më të goditura nga zjarret në ditët e kaluara në Australi.
Në anë të rrugës që të çon një qendrat e banuara ka qindra kafshë të vrara nga zjarret, koala, dele, kangurë. Zjarret kanë vrarë deri tani një të tretën e të gjithë koalave në Australi, rreth 8000.

Ekspertët kanë frikë që të paktën një miliard kafshë kanë ngordhur për shkak të zjarreve, mes tyre zvarranikë, zogj, bretkosa dhe insekte të tjera. Në të gjithë Australinë ka ende edhe 200 zjarre.

Ekziston frika e një përkeqësimi të situatës, sipas meteorologëve, që thonë që temperaturat do shkojnë sërish në mbi 40°C Në New South Wales. Që nga fillimi i zjarreve në shtator, kanë vdekur rreth 24 persona. Më shumë se 1200 shtëpi janë shkatërruar dhe miliona hektarë tokë janë djegur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb