AUSTRALI- Një pasagjer transgjinor tha se mbeti i poshtëruar, kur në aeroport e detyruan të heqë penisin e tij prostetik për t’iu nënshtruar kontrollit të sigurisë.

Pasagjeri iu nënshtrua një skanimi të plotë të trupit në një aeroport në Australi. Një nga anëtarët e stafit vendosi dy palë dorashka për të kapur penisin, duke thënë: “Mos doni që ta prek këtë gjë me duart e mia”.

Pasagjeri thotë se ky kontroll ishte i panevojshëm dhe poshtërues. Aktivistët e të drejtave të transgjinorëve kanë depozituar një ankesë zyrtare për këtë cështje. “Më bënë që të ndjehesha si kriminel,” tha pasagjeri. (Mapo)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: