Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Britania e Madhe dënuan ndryshimet që Pekini bëri në sistemin zgjedhor të Hong Kongut.

Kongresi Popullor Kombëtar (NPC), legjislatura ceremoniale e Kinës, miratoi të enjten një plan për të përmirësuar sistemin zgjedhor të Hong Kongut duke i dhënë një komiteti pro-Pekinit fuqinë për të caktuar më shumë ligjvënës në qytet, duke zvogëluar rolin e publikut në qeveri.

“Australia shqetësohet seriozisht për ndryshimet e Pekinit në sistemin zgjedhor të Hong Kongut, të cilat dobësojnë institucionet e saj demokratike”, theksoi ministrja e Jashtme australiane, Marise Payne.

“Është thelbësore që banorët e Hong Kongut të kenë kanale për të ushtruar lirinë e tyre themelore të shprehjes politike”, shtoi ajo.

”Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin e vazhdueshëm të Kinës ndaj institucioneve demokratike të Hong Kongut”, theksoi sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke e quajtur vendimin e Pekinit “një sulm të drejtpërdrejtë ndaj autonomisë së premtuar banorëve të Hong Kongut.

“Këto veprime i mohojnë atyre një zë në qeverisje duke kufizuar pjesëmarrjen politike, duke zvogëluar përfaqësimin demokratik dhe duke mbytur debatin politik”, theksoi Blinken në një deklaratë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb