Të paktën 30,000 njerëz u evakuuan dhe janë urdhëruar evakuime të reja për banorët e Sidneit pas shirave të pandërprerë që përmbytën disa periferi të qytetit më të madh të Australisë.

Autoritetet dhanë alarmin për përkeqësim në 12 orët e ardhshme. Kështu raporton Cnn.

Një sistem intensiv i presionit të ulët në brigjet lindore të Australisë pritet të sjellë më shumë shira të dendur në Uellsin e Ri Jugor pas një fundjave të vështirë.

“Nëse do të ishit të sigurt në vitin 2021, mos mendoni se do të jeni të sigurt sonte. Kjo është një situatë që po evoluon me shpejtësi dhe ne mund të shohim zona të prekura që nuk kanë përjetuar kurrë përmbytje të tilla më parë,” tha Ministri i Ri i Shërbimeve të Emergjencave, Steph Cooke, në një konferencë për mediat televizive. Ministri u bëri thirrje njerëzve që të rishikojnë udhëtimet për pushime, pasi moti i keq goditi fillimin e pushimeve shkollore. “Është një situatë emergjente kërcënuese për jetën,” tha Cooke.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: