Fondi Botëror për Natyrën (WWF) në një raport bën të ditur se zjarret e Australisë kanë vrarë ose zhvendosur afër 3 miliardë kafshë, përfshirë gjitarë, zvarranikë, zogj dhe bretkosa gjatë kësaj periudhe të quajtur “verë e zezë”.

“Të prekur janë 143 milionë gjitarë, 2.46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa”, tha në një deklaratë WWF.

Në janar u raportua se zjarrjet vdekjeprurëse vranë 1.25 miliardë kafshë në shtetet Uellsi i Ri Jugor dhe Victoria.

Meqë zjarret janë të zakonshme në Australi, flakët e vitit 2019 që shpërthyen në jug të vendit gushtin e kaluar, në vend të asaj të zakonshmes kur shpërthenin në veri, kapluan mbi 21 milionë hektarë.

“Është e vështirë të mendosh për një ngjarje tjetër kudo në botë që ka vrarë ose zhvendosur aq kafshë. Kjo llogaritet si një nga fatkeqësitë më të këqija të kafshëve të egra në historinë moderne”, tha Dermot O’Gorman, drejtor i përgjithshëm i WWF-së në rajonin e Australisë.

Një ekip ekpertësh ekzaminuan një zonë me ndikim zjarri prej 11.4 milionë hektarësh.

“Rekomandimet në raportin e përkohshëm bëjnë thirrje për adresimin e boshllëqeve të njohurive mbi densitetin e kafshëve të egra dhe përgjigjet ndaj zjarrit, përmirësimin e lidhjes së habitatit për të ndihmuar speciet e lëvizshme të shpëtojnë nga zjarri”, tha O’Gorman.

Ai theksoi rëndësinë e përmirësimit të menaxhimit të zjarreve dhe ndërtimin e “ekipeve të reagimit të shpejtë” për të ndihmuar speciet e prekura nga zjarret.

Gjithsej 10 shkencëtarë nga Universiteti i Sydney-t, Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, Universitetit Charles Sturt dhe BirdLife Australia kontribuan në shumicën e punës në raportin e titulluar “Zjarret 2019-2020 të Australisë: Numri i kafshëve të egra”, që ishte porositur nga WWF.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb