AUSTRALI

Një helikopter zjarrfikës në përpjekje për të fikur flakët në Uellsin e Ri Jugor është përplasur dhe për pasojë tre amerikanë kanë humbur jetën.

Autoritetet e aviacionit bëjnë me dije se avioni ishte në një mision për të fikur flakët në qytetin e vogël të Cooma-s kur është rrëzuar, dhe konfirmohet se viktimat janë amerikanë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por numri i viktimave të tij i shtohet atyre që kanë humbur jetën prej zjarreve në Australi prej shtatorit të 2019, dhe tashmë numri i ka kaluar 20.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb