Sekuestrimet e drogës, së dërguar me postë dhe e fshehur në letra apo madje dhe në vizatimet e fëmijëve, janë rritur në burgjet australiane që kur pandemia e koronavirusit shkaktoi ndërprerjen e vizitave, njoftuan sot autoritetet.

Në Uellsin e Ri të Jugut, shteti më i populluar në vend, administrata e burgjeve ka njoftuar se kishte sekuestruar në prill 135 letra të rreme, kundër një mesatareje mujore prej vetëm 22 në 2019.

Kjo rritje erdhi pas ndërprerjes, në mes të muajit mars, të vizitave për të ndaluarit në 38 burgje shtetërore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Në fillim të muajit maj, agjentët e burgjeve kanë gjetur drogë në një vizatim fëmijësh.

“Piktura e diellit ishte një aspekt i pazakontë, gjë që ka ngritur dyshimet e personelit”, deklaruan shërbimet e burgjeve të Uellsit të Ri të Jugut në një komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: