Nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar një video ku i biri kërkonte të vriste veten. Filmimi i cili është bërë viral në rrjetet sociale tregon momentin e dhimbshëm kur djali, i cili vuan nga sindromi i nanizmit, kërkon një litar për të vrarë veten, për shkak se shokët e bullizojnë në shkollë.

Videoja e vogëlushit është parë nga 14 milionë njerëz dhe reagimet e tyre kanë qenë të shumta.

Njerëzit kanë shprehur mbështetjen e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit” .
Këtë gjest e kanë bërë prindër, nxënës dhe shumë personazhe me ndikim në botë, mes tyre edhe djali i presidentit Donald Trump, Eric.
Komediani Brad Williams ka treguar se ka mbledhur para për t’i mundësuar vogëlushit një udhëtim me familjen, në mënyrë që edhe ai të kuptojë se bota është e bukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb