AUSTRALI

Përfundon tragjikisht historia e vajzës 19-vjeçare australiane, Brianna Rawlings, e cila vdiq nga leucemia për të shpëtuar djalin e saj. Vajza e re kishte zbuluar se vuante nga kjo sëmundje e rëndë, kur ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në atë moment doktorët e vendosën përpara një zgjedhje të vështirë, të ndërpriste shtatzëninë ose mos të mjekohej për të mbrojtur fëmijën e saj. Brianna zgjodhi që të shpëtonte djalin e saj. Por vështirësitë për nënën e re nuk mbaruan me kaq.

Për shkak të disa komplikimeve asaj iu desh të lindte 3 muaj më herët dhe për këtë arsye i vogli Kyden nuk arriti të shpëtonte. Pas 12 ditësh që lindi ai ndërroi jetë për shkak të një infeksioni në stomak.

“Ato 12 ditë që kalova me djalin tim ishin ditët më të bukura të jetës sime”- rrëfeu Brianna për të përditshmet angleze, Mirror.
Brianna Rawlings ndërroi jetë pak ditë pasi kioshte mbushur 19 vjeçe. “Jemi të shkatërruar por të paktën tani Brianna mund të bashkohet me vogëlushin e saj”- tha motra e saj mes lotësh.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb