AUSTRALI

Një burrë është vrarë nga një peshkaqen pranë Cull Island, një ishull i vogël në brigjet e Esperance, një nga qytetet kryesore në brigjet jugore të Australisë.

Lajmin e bëjnë me dije autoritetet që sqarojnë se viktima me shumë mundësi ishte një zhytës. Ky është sulmi i parë fatal që nga fillimi i vitit në Australi dhe i dyti në këtë zonë në tre vitet e fundit.

Një vajzë 17 vjeçare u sulmua nga një peshkaqen në 2017 përpara prindërve të saj në Wylie Bay në lindje në Esperance. Ajo humbi një këmbë dhe u nxor nga uji në kohë por vdiq pak më vonë. Australia është një nga Vendet në të cilat sulmet nga peshkaqenët janë shumë të shpeshta, por vdekjet janë të rralla. Në 2019, kanë qenë rreth 27 sulme por asnjëra fatale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb