Politikania kontroverse australiane Pauline Hanson thotë se australianët duan një lideri sikurse presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ajo e përshkruan Putinin si patriot dhe shembull të një lidershipi të fuqishëm. Të tillë sipas saj votuesit presin t’i kenë politikanët e tyre.

“E dëgjova një fjalim të tij në Parlament”, shpjegon ajo.

“Edhe njerëzit këtu në Australi do të thoshin: ‘Sikur të kishim një lider të tillë. Dikush të kishte qëndrim të tillë dhe të luftonte për këtë vend’. Kjo është ajo që njerëzit presin”, theksoi ajo.

ajoja

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb