Një auditim i nivelit të lartë të sigurisë, i cili iu prezantua ministres australiane të Punëve të Brendshme, Clare O’Neil, shqyrtoi rreziqet dhe shqetësimet e privatësisë rreth TokTok dhe gjigantëve të tjerë kinezë të mediave sociale, duke marrë parasysh se si të parandalohet censura politike dhe dezinformimi.

Hetimi shtatëjavor i paraprin një miratimi në pritje të rregullave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do t’i japin administratës Biden autoritetin ligjor për të ndaluar subjektet duke përfshirë TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë “ByteDance” me qendër në Kinë.

Agjencitë e sigurisë duke përfshirë Drejtorinë Australiane të Sinjaleve dhe Qendrën Australiane të Sigurisë Kibernetike, të cilat janë të lidhura me Departamentin e Mbrojtjes, ndihmuan gjithashtu në auditim.

Burime qeveritare që nuk janë të autorizuara për të folur publikisht thanë se auditimi po shqyrton manipulimin e përmbajtjes në platforma, duke përfshirë censurimin e postimeve në lidhje me Tibetin dhe Xinjiangin dhe promovimin e qëndrimeve pro-Pekinit.

Sipas analistit të Institutit Australian të Politikave Strategjike, Fergus Ryan, konstatohet se TikTok është përpjekur në të kaluarën të ndikojë në debatin politik në Australi.

Politika e Australisë ka të ngjarë të ndjekë reagimin e SHBA-së.

Javën e kaluar, administrata e Biden mbështeti një projektligj dypartiak që i lejon presidentit të mandatojë shitjen e kompanive të teknologjisë në pronësi të huaj nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: