Numri i koalave në të gjithë Australinë është në rënie të shpejtë, me rreth 30% në tre vjet, sipas një studimi të ri.

Fondacioni australian ”Koala” (AKF) theksoi se çdo rajon i Australisë ka parë një rënie të popullsisë, me më të keqen në Nju Sauth Uells me një rënie prej 41%.

”Koala është zhdukur në 47 nga 128 distriktet e vendit”, tha fondacioni.

”Disa rajone kanë popullsi të mbetur që vlerësohet të jetë vetëm pesë deri në 10 koala”, theksoi AKF.

Fondacioni vlerëson se kanë mbetur 32 065 nga 57 920 krerë.

”Zjarret pyjore të vitit 2019 dhe 2020 kontribuan në rënien e numrit të tyre”, theksoi presidentja e AKF-së, Deborah Tabart.

“Ne kemi parë një rënie drastike të popullsisë së brendshme edhe për shkak të thatësirës, ​​valëve të nxehtësisë dhe mungesës së ujit të pijshëm për koalat”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: