Shumë i fuqishëm, shumë i saktë, shumë i shpejtë. Ose me një fjalë, shumë i fortë për t’u mposhtur. Rafael Nadal ka fituar gjysmëfinalen e “Australia Open” përbalë Stefanos Cicipas me rezultatin e pastër 3-0, duke dominuar tërësisht në të treja setet me rezultatet e thella 6-2, 6-4, 6-0.

Ëndrra e bukur e tenistit grek në Melburn merr fund kështu, ndonëse habiti që në fillim pasi eliminoi Roxher Federer, u pa si një kandidat potencial për fitoren  finale. Por përpara numrit 2 të botës, këto gjëra nuk kishin aspak rëndësi.

Spanjolli nuk vuri në diskutim asgjë në këtë sfidë dhe tashmë pret të mësojë rivalin e finales së madhe, rival që do të dalë nga gjysmëfinalja mes Novak Gjokoviçit dhe Lukas Pule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb