Australia shkon në Botërorin e Katarit. Gjithçka u vendos sonte në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan), në sfidën tejet emocionuese ndaj Perusë. Koha e rregullt përfundoi pa gola.

Pjesa e parë ishte e vakët. Të dyja Përfaqësueset preferuan të qëndrojnë në prapavijë, duke mos rrezikuash dhe duke mos gjuajtur asnjëherë në portë.

Pjesa e dytë foli për australianët, që goditën 2 herë në kuadrat, por pa probleme për portierin Gallese.

As shtesa nuk do sillte asgjë, përveç një dominimi të lehtë të Perusë.

Kombëtaret iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, pas 120 minutash tejet të lodhshme. Më të saktë nga 11 metërshat u treguan “Kangurët”.

Ekipi i Arnold do e niste mjaft keq, pasi Boyle do gabonte. Të saktë më pas për këtë skuadër u treguan Mooy, Goodëin, Hrustic, Maclraen, Mabil.

Në krahun tjetër, “tundën rrjetën” Lapadula, Callens, Tapia, Flores, ndërsa u kushtoi rëndë gafa e Advincula dhe Valera.

Në Katar, Australia  do të shkojë në një grup me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. FIFA World Cup fillon me 21 nëntor dhe përfundon me 18 dhjetor.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb