Australia ka siguruar 450 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunit, pas rritjes së rasteve në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler lidhur me çështjen shkroi në Twitter se kanë blerë vaksinat më të mira në botë kundër lisë së majmunit të gjeneratës së tretë .

Pjesa e parë prej 22 mijë doza të vaksinave të lisë së majmunit do të arrijnë brenda disa ditësh në Australi ndërsa dozat tjera brenda vitit dhe në vitin 2023.

Deri më tani në Australi janë zbuluar 53 raste të lisë së majmunit.

Më 23 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunit një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Në deklaratën e OBSH-së më 27 korrik thuhet se në 78 vende janë konfirmuar mbi 18 mijë raste, prej të cilëve 70 për qind janë në rajonin e Evropës ndërsa 25 për qind në rajonin amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb