MELBURN 

Një burrë ka qëlluar mbi dy vëllezër shqiptarë në Australi, duke vrarë një prej tyre e duke plagosur tjetrin.

Ai tha në gjykatë se ka kryer krimin, sepse mendonte se burrat ishin “të rrezikshëm”, duke e ditur “se pjesa perëndimore e Melburnit kontrollohet nga mafia shqiptare”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Ahmad El-Chakik u “përplas” në rrugë me shqiptarët e quajtur Edmund dhe Elvis Shabani më 20 tetor 2017. Edmund Shabani vdiq nga plagët në gjoks dhe bark, ndërsa Elvisi u qëllua në këmbë, por fatmirësisht arriti të jetojë.

El-Chakik deklaroi se e ndjen veten të pafajshëm për vrasje, vrasje në tentativë dhe shkaktim të rëndë të plagosjes serioze. Ai iu tha policëve se ka qëlluar mbi vëllezërit, pasi ka tentuar që të vetëmbrohet. Avokati mbrojtës i tij, Glenn Casement tha përpara gjykatës se El-Chakik kishte dëgjuar për historinë e dhunës të vëllezërve Shabani, e mendonte se ata ishin pjesë e mafies.

Mirëpo, prokurori i çështjes Mark Rochford tha se autori i dyshuar mbante në dorë një armë dhe ka debatuar me shqiptarët paraprakisht, përpara se të kryejë krimin. Dy vëllezërit më pas u përleshën fizikisht me El-Chakik derisa të dy u penguan prapa dhe ranë kur u qëlluan, e i akuzuari u largua.

Autori i dyshuar deklaroi se “ndihej tërësisht keq”, por se “nuk kishte aspak faj”. Avokati tha se El-Chakik nuk kishte si qëllim final vrasjen e vëllezërve. Gjyqi vazhdon të enjten në një gjykatë australiane.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb