AUSTRI- Një aksident vështirë i imagjinueshëm, por që mund të përfundonte më keq, kur dy trena pasagjerësh u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi sot pranë qytetit austriak, Grac, ndërkohë që sipas hetimeve del se trenat udhëtonin në të njëjtin binar.

Nga aksidenti mbeti i vdekur makinisti i njërit tren, ndërkohë që fatmirësisht dy trenat kishin shumë pak pasagjerë, vetëm 10, ku nëntë prej tyre përfunduan të plagosur në siptal.

”Shkaku i aksidentit ishte një gabim njerëzor, pasi nuk ishte respektuar një sinjal ndalimi, që një makinist as që mund ta mendojë, jo ta bëjë”, tha drejtuesi i hekurudhës rajonale, Helmut Wittmann.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb