AUSTRI- Qeveria austriake vendosi të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori nazist, Adolf Hitler, në një përpjekje për të frenuar qenien e saj si objekt mjaft tërheqës dhe me interes për neonazistët.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëhet më pas me këtë shtëpi në Braunau am Inn, ku Hitleri u lind më 20 prill 1889.

E ardhmja e shtëpisë po diskutohet nga një komision historianësh me 12 ekspertë.

Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka kërkon shkatërrimin e saj.

Sidoqoftë, kancelari Christian Kern thotë se shkatërrimi i saj mund të sjellë probleme praktike siç është trashëgimia historike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: