AUSTRI – Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Haki Çako së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa prej datës 11-14 Prill 2016 morën pjesë në konferencën që u zhvillua në Salzburg, Austri në të cilën u prezantua projekti i financuar nga Bashkimi Europian për Koordinatorët e Krimit të Organizuar.

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar nëpërmjet vendosjes së koordinatorëve dhe mbështetjen financiare të operacioneve të përbashkëta.

Konferenca u organizua nga Ministria e Brendshme e Austrisë me bashkëpunimin e Gjeorgjisë dhe Sllovenisë, ku fjalën e hapjes e mbajti Z. Franz LANG, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale të Austrise.

Gjatë konferencës, prezantimet e bëra nga përfaqësues të Europolit, Interpolit dhe
nga disa prej delegacioneve pjesëmarrëse mbajtën prezantime mbi mënyrën e
shkëmbimit të informacionit në nivel kombëtar, rajonal, ndërkombetar, si dhe
trajtime të operacioneve të suksesshme të përbashkëta ndërkombëtare, kishin si
synim trajtimin dhe vendosjen e prioriteteve të tilla si:

• Vendosjen e Koordinatorëve të Krimit të Organizuar;
• Krijimin e manualeve për Koordinatorët e Krimit të Organizuar;
• Përmirësimin e komunikimit dhe mënyrës së shkëmbimit të Informacionit;
• Intesifikimin e bashkëpunimit operacional;
• Trajnime me çështje reale që janë aktualisht nën hetim;
• Lufta kundër krimit të organizuar që e kanë origjinën ose kanë lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor ose vendet e Euroazisë;
• Fillimin dhe vazhdimin e hetimeve të përbashkëta (vendosjen e Skuadrave të Hetimeve të Përbashkëta ose Hetimeve paralele);
• Lufta kundër krimit të organizuar në fusha të ndryshme të tilla si : Trafiku i lëndëve narkotike, Pastrimi i parave, Krime kundër pronësisë etj.

Në përfundime koordinatorët e projektit njoftuan se në të ardhmen do të dërgohet ftesë për pjesëmarrje në takime operacionale ku do të trajtohen në detaje mundësite dhe lehtësirat operacionale dhe financiare që ofron projekti.

U sugjerua që në grupin e pjesëmarrësve të përfshihen të gjithë anëtaret e një grupi hetimi si p.sh prokurorët, doganat etj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb