Në mesin e fushatës zgjedhore, kancelaria austriake njoftoi sot se tërhiqej nga ndërtimi i një muri, si masë sigurie kundër sulmeve terroriste në disa ndërtesa zyrtare, pas një vale kritikash duke dënuar refuzimin e saj për instalimin e barrierave të këtij lloji në zonat kryesore turistike.

“Përse ato dhe jo ne ?” i referohej qindra reagimeve të tjera të ardhura kryesisht në adresë të tabloidit “Kronen Zeitung”.

Jashtë shënjestrës së sulmeve islamike, Austria, një shtet neutral nuk konsiderohet si një oobjektiv kyç dhe ka si doktinë të privilegjuar “shërbime sekrete” dhe “masa në pikat kyçe” për të parandaluar sulme të mundshme terroriste, sesa grumbullime materialesh për mbrojtje.

Një çështje që ka ngjallur debat pas sulmit me kamionçinë të shënuar në Barcelonë në mesin e gushtit, debati për vendosjen e blloqeve të betonit në hyrje të zona kryesore për këmbësorët dhe qendrave turistike mori një tjetër kthesë, autoritetet sfiduan “masat pa efekt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: