Prokura e Wels, në Austri, ka nisur një hetim për një mjek austriak që ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj.
Hetuesit ndër të tjera kanë kërkuar shtrimin në një spital psikiatrik për 57-vjeçarin, që vuan nga shqetësime të rënda psikike.

Mes viktimave, 40 prej tyre ishin më pak se 14 vjeç në momentin e përdhunimit, që ka vazhduar për të gjithë periudhën e aktivitetit të tij, që prej vitit 2000 deri në janar të këtij viti kur është zbuluar.

Denoncimi i një nënë-Vetëm së fundmi, në janar të këtij viti, nëna e një 15-vjeçari ka ngritur një akuzë , duke treguar kalvarin e gjatë të abuzimeve seksuale. Sipas dëshmisë së saj burri ka abuzuar me djemtë, duke shfrytëzuar trajtimet mjekësore.

Në disa raste ai i kishte dhënë atyre kanabis, për ti çuar më pas në rezidencën e tij, pranë liqenit Attersse, në Alta Austria. Gjithashtu burri, sipas dëshmive ka çuar një 12 vjeçar, në Detin e kuq për disa ‘kura’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb