Koalicioni qeverisës austriak mes Partisë konservatore të Popullit (FP) dhe asaj të ekstremit të djathtë Partia e Lirisë (FPOE), nën drejtimin e kancelarit, Sebastian Kurz (FP), që u shpërbë papritur pas videos së Ibizas, është ndër me jetëshkurtrit e Republikës së Dytë.

Vetëm 516 ditë, një vit e pesë muaj, kanë kaluar që nga krijimi i qeverisë më 18 dhjetor 2017.

Nëse kjo qeveri nuk vazhdon pas zgjedhjeve, atëherë koalicioni FP-FPOE do të jetë më i shkurtri i të gjitha kohërave.

Deri tani, vetëm dy qeveri kanë kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme, por në të dyja këto raste, të njëjtat parti kanë vazhduar qeverisjen edhe për një periudhë të dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb