AUSTRI

Autoritetet austriake raportuan për nëntë persona të plagosur në një shpërthim në një supermarket në jug të vendit. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi të hënën në supermarketin në St. Jodok am Brenner, midis Innsbruck dhe kufirit italian.

Ndërsa siç ka bërë të ditur shërbimi lokal i emergjencës, asnjëri nga të lënduarit nuk pësoi dëmtime të rrezikshme për jetën.

Gazeta Tiroler Tageszeitung tha se raportet fillestare tregojnë se një punëtor lokal mund të ketë shpuar një tub gazi çka ka sjellë edhe shpërthimin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb