Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali dhe ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në Tiranë.

Edstadler deklaroi se Austria do të mbështesë integrimiin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo shtoi se Tirana zyrtare duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur.

  • foto galeri

Zef Mazi: Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën në drejtësi.

Elisa Spiropali: Kënaqësi që kishim sot ministren austriake, folëm për progreset që ka bërë Shqipëria, për të çelur negociatat nën presidencën portugeze. Austria ka luajtur rol kyç si njohëse e thellë e reformave dhe proceseve që kanë ndodhur këtu. Ky koordinim besoj se do sjellë lajme të mira për Shqipërinë. Besoj se Shqipëria do të marrë përgjigje për negociatat që meriton.

Karoline Edstadler: Është kënaqësi që jam në Shqipëri dhe të shoh vullnetin e vendit për të ecur me reforma, që të hedhe hapa të rëndësishme drejt BE-së. Austria e ka përparësi që të mbështesë procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme që ju të vazhdoni reformat tuaja. Ka shumë për të bërë. Ne do bëjmë maksimumin që të bindim miqtë tanë edhe në BE, që të mos bllokojnë procesin integrues për Shqipërinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb