Qeveria austriake e konservatorit, Sebastian Kurz, aleat i ekstremit të djathtë, FPO theksoi sot se po përgatiste një ligj me vlerë simbolike për të ndaluar mbajtjen e burkës për fëmijët në kopshte dhe shkollën fillore.

“Projektteksti do të finalizohet para verës”, theksoi ministri i Arsimit, Heinz Fasmann gjatë një mbledhjeje të qeverisë duke theksuar se shikonte në këtë iniciativë një “masë simbolike”, pavarësisht nga numri i fëmijëve në kopshtet dhe shkollat fillore shkruan Atsh.

Ideja për të ndaluar burkën në këto nivele arsimore u përmend këtë fundjavë nga zëvendëskancelari dhe drejtuesi i FPO-së, Heinz-Christian Strache, në emër të politikës së integrimit.

“Ne dëshirojmë që të gjitha vajzat të kenë të njëjtat mundësi në Austri”, theksoi Sebastian Kurz, 31 vjeç, për radion O1 duke u shprehur se dëshironte shmangien e formimit të shoqërive paralele.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: