Austria ka hyrë të martën në një bllokim të ri mbarëkombëtar, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Sipas BBC, izolimi pritet të zgjasë deri të paktën më 6 dhjetor.

Bazuar në vendimin e ri, shkollat dhe të gjitha dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen, derisa njerëzit mund të dalin vetëm për qëllime specifike sikurse për blerjen e pajisjeve të domosdoshme, për stërvitje, si dhe nëse duhet të udhëtojnë për punë.

Me më shumë se 1,000 raste për 100 mijë banorë, Austria aktualisht ka një nga nivelet më të këqija të rasteve në Evropë, shkruan tg.

Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, e përshkroi bllokimin si një “frenim emergjent”, duke thënë se ishte i nevojshëm për të mbrojtur kapacitetin e kujdesit intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb