Garat e sllallomit të skive alpine në Lech/Zuers, Austri, u shtynë nga 13-14 nëntor në 26-27 nëntor për shkak të mungesës së dëborës dhe pranisë së temperaturave të larta, tha sot Federata Austriake e Skive.
Pas fillimit në Soelden me sllallomin gjiganT, sezoni tani rinis në Levi, Finlandë, me sllallomet e hapjes për femra më 21-22 nëntor.
Në Soelden të Austrisë, Marta Bassino doli e para për femrat, ndërsa për meshkujt fitoi ylli norvegjez, Lucas Braathen.