AMSTERDAM- Kufiri i jashtëm i BE-së do të zhvendoset drejt Evropës Qendrore nëse Greqia nuk përmirëson sistemin e kontrollit në kufirin me Turqinë, paralajmëroi sot Austria gjatë një takimi evropian, në fokus çështjet e migracionit dhe terrorizmit.

Përballë një fluksi të pandalshëm të migrantëve, përforcimi i kontrollit të kufijve të jashtëm evropianë është në qendër të bisedimeve midis ministrave të Brendshëm të BE-së të mbledhur në Amsterdam për një takim jozyrtar.

Pas kërcënimit dy ditë më parë ndaj Athinës për një përjashtim të përkohshëm nga hapësira Schengen e lëvizjes së lirë, Austria ka vënë sërish në pikëpyetje çështjen e kufijve të Greqisë, për mangësitë e shfaqura në mbrojtjen e kufirit me Turqinë, portë kryesore hyrëse e migrantëve në Bashkimin Evropian.
“Ekziston një mit që kufiri greko-turk nuk mund të mbrohet, marina greke zotëron kapacitete të mjaftueshme për të mbrojtur vijën kufitare”, u shpreh ministrja austriake e Brendshme, Johanna Mikl-Leitner, për median.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: