Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka shkaktuar shume debat kohet e fundit me
deklaratat e tij gjithnjë e më skandaloze për kufizimet dhe vaksinimet kundër Covid dhe ishte vetëm çështje kohe para se ai të shkaktonte një incident ndërkombëtar shkruan sot rrjeti britanik BBC.

Momenti mbërriti të martën, pas një audience me Papa Françeskun në Vatikan. Gazetarët ndoshta shpresonin se kreu i një shteti shumë katolik si Kroacia mund të kundërshtonte pikëpamjen e Papës se vaksinimi është një “akt dashurie”. Por Milanovic në vend të kësaj nisi nje sulm verbal kunder Austrisë e cila se fundmi ka vendosur te izoloje personat e pavaksinuar.

“Ky është fashizëm,” tha presidenti kroat, duke e quajtur bllokimin një metodë “që të kujton vitet 30″.

Vjena nuk e priti aspak mire kete deklarate. Ambasadori i Kroacisë në Austri u thirr menjehere-ku iu tha se krahasimi midis masave kundër pandemisë Covid-19 dhe fashizmit është i papranueshëm”.

Milanovic gjithashtu nuk bie dakord me qeverinë e kryeministrit te vendit te tij Andrej Plenkovic, i cili po planifikon të penalizojë zyrtarët që refuzojnë të zbatojnë një sistem leje për Covid në vendet e punës. Presidenti thotë se ai nuk ka ne plan të ngacmojë stafin e tij për të pasur një certifikatë vaksinimi ose testi negativ kunder Covid 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: