VJENË- Austria voton sot për të zgjedhur presidentin e ri, në një proces zgjedhor me një kërshëri të spikatur në Evropë ku kandidati i ekstremit të djathtë, Norbert Hofer është favoriti kryesor përballë ambientalistit Alexander Van der Bellen, pas eliminimit në raundin e parë të partive kryesore në pushtet.

Rreth 6,4 milionë zgjedhës janë thirrur të marrin pjesë në votime për të zgjedhur një pasardhës në mesin e social-demokratëve Heinz Fischer, i cili përfundoi mandatin e tij të dytë në këtë funksion.

Shumica e qendrave të votimit u hapën rreth orës 05:00 GMT. Procesi zgjedhor do të mbyllet rreth orës 15:00 GMT kur do të publikohen rezultatet e para.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: