Austria zhvillon sot zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur po vërehet pakënaqësia e votuesve me mënyrën se si qeveria po e trajton krizën e refugjatëve.

Për herë të parë, presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë me gjasë dikush që zyrtarisht nuk përkrahet nga asnjëra prej dy partive të mëdha, të cilat e kanë dominuar politikën e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas sondazheve, kandidati Social-demokrat, Rudolf Hundstorfer, ka 15 për qind të përkrahjes, ndërsa Andreas Khol, homologu i tij nga Partia Popullore, ka 11 për qind. Ndërkohë kandidati i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer duket se mbështetet nga rreth 24% e votuesve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb