Ku do i lëmë fëmijët kur ne të mos jemi më? Kjo është britma e nënave të cilat kanë rrëfyer jetën e tyre me fëmijët autikë në emisionin “Jeta pa filtër” me autore psikologen Ervisa Lula. Egla Bajrami dhe Floresha Bregasi tregojnë për luftën që kanë bërë që fëmijët e tyre, Niko e Sebi të bëhen të zotët e vetes, por kjo nuk mjafton.

Të prekura, por me shumë shpresë presin që ditë të mira të vijnë në familje ku u duhet të përballojnë sfidat si nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre. Autizmi po kthehet në një minë me sahat për gjithë njerëzimin. Vështirësitë janë të prekshme çdo ditë. Fëmijë që jetojnë me një pengesë të madhe në raport më botën, janë brenga më e madhe e prindërve të tyre. Shqipëria ofron një realitet të mundimshëm, me nje strukturë jo shumë të favorshme për të trajtuar të gjitha problematikat.

Psikologia Denata Toçe, pjesë e emisionit ka analizuar hallkat e problematikave që janë si pasojë e autizmit. Ajo ngre shqetësimin për një rol më aktiv të strukturave shtetërore për të garantuar një jetë në kushte normale për të prekurit nga autizmi edhe kur prindërit e tyre të kenë mbyllur sytë. Ky program transmetohet çdo të mërkurë ora 10:30 në ekranin e News24, mund ta ndiqni edhe në kanalin në Youtube të “News24Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb